Rritja e çmimeve të karburanteve, Qeveria vazhdon gjendjen e krizës
17.07.2026 15:35
Rritja e çmimeve të karburanteve në bursat botërore ka bërë që gjendja e krizës në vend në këtë sektor të vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë....

Rritja e çmimeve të karburanteve në bursat botërore ka bërë që gjendja e krizës në vend në këtë sektor të vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë. Qeveria, në mbledhjen e sotme, mori vendim për zgjatjen e afatit të gjendjes së krizës nga 21 korriku deri më 20 tetor, duke vlerësuar se nevojitet vazhdimësi në veprimin institucional dhe gatishmëri për reagim në rast të ndryshimeve të mëdha në treg.
“Vazhdimi i gjendjes së krizës i jep mundësi institucioneve të ndërmarrin masa në kohë, nëse paraqiten probleme në furnizim ose rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe derivateve në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë në dispozicion një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në furnizim, zbutjen e pasojave nga çrregullimet eventuale në treg dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë.”, thuhet npë njoftimin e Qeverisë.
Nga Qeveria thonë se vendimi nuk lidhet me një mungesë aktuale të karburanteve, por me nevojën për të pasur mekanizma ligjorë për reagim të shpejtë në rast të situatave të jashtëzakonshme në tregjet energjetike. Autoritetet bëjnë të ditur se do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në tregun vendor dhe ndërkombëtar të energjisë dhe, nëse do të ketë nevojë, do të ndërmarrin masa për të garantuar furnizim të sigurt dhe stabil. Përndryshe, disa ditë më parë kryeministrit Hristijan Mickoski paralajmëroi se nga e hëna Qeveria mund të sjellë vendim për uljen e akcizave të dizelit dhe benzinit.
ERSAN PAJAZITI
