Paraguai shokon Argjentinën e Mesit, Uruguaji me fitore minimale ndaj Xhamajkës
Kombëtarja e Paraguait ka arritur që të shokojë Argjentinën duke ia rikthyer rezultatin për të barazuar në fund 2-2....

Pjesa e parë i takoi plotësisht Argjentinës, me Di Marian dhe Messin që shkëlqyern. Aguero e hapi furrën në minutën e 29-të, kur shënoi për 1-0, para se Lionel Messi nga penaltia (36') të dyfishonte për 2-0.
Ky ishte rezultati i pjesës së parë dhe pasi Argentina mendoi se siguroi fitoren, ishte Nelson Valdez ai qënë minutën e 60-të shënoi për 2-1 duke kthyer Paraguain në lojë.
Argjentina nuk arriti të vulosë fitoren, dhe kështu ishte Lucas Barrios ai që në minutën e fundit të takimit shënoi për 2-2 dhe barazimin e rezultatit në mënyrë shokuese.
Nga ana tjetër, Uruguai ka siguruar fitoren e parë në Copa America. Kombëtarja uruguaiane mposhti Xhamajkën me rezultat 1 me 0 për të siguruar tre pikët e para në kuadër të Grupit B.
Golin e vetëm në takim e shënoi Cristian Rodriguez në minutën e 52-të. Uruguai prinë Grupin B me 3 pikë, dy më shumë se Argjentina dhe Paraguai që ndajnë pikët në vendin e dytë dhe të tretë teksa Xhamaika ska pikë pas ndeshjes së parë.
