Lindja e Afërt, ashpërsohet konflikti, SHBA-Iran

18.07.2026 17:49

Është tensionuar situata rreth ngushticës së Hormuzit...

Është tensionuar situata rreth ngushticës së Hormuzit. Ushtria ameriake ka targetuar lokacione për mbikqyrje, infrastrukturë logjistike ushtarake dhe depo armësh. Uashingtoni ka përgënjeshtruar pohimet e Teheranit se SHBA dje ka sulmuar infrastrukturë civile në Iran, përfshi ura, stacion hekurudhuror dhe aeroport.

“Sulmet janë parashikuar të vazhdojnë me degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane dhe me urdhër të komandantit suprem”, pohojnë nga komanda qëndrore amerikane.

Irani ka shënjestruar aleatët amerikan në rajon. Kuvajti ka pohuar se edhe një nga elektranat e saj është goditur sikurse dita paraprake. Bahreini, Jordani dhe Iraku komunikuan se kanë hasur raketa iraniane dhe avion pa pilot.

Teherani u kërcënua se do të nisin ofenzivë gjithpërfshirëse nëse sulmet amerikane vazhdojnë.

“Nëse sulmet e SHBA-së vazhdojnë dy ose tre ditë të tjera, do të hyjmë në fazën e ofenzivës së plotë dhe sulmeve destruktive. Çfarë do të tjotë kjo? Kjo do të thotë se Irani nuk do të kufizohet më në sulm të thjeshtë dhe asnjë kufi politik nuk do të jetë I sigurt dhe forcat ofensive të Iranit.” – deklaroi Monsen Rezai, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit.

Paraprakisht në sulme të ndara ishte rrënuar një kullë në bregdetin e Omanit, për të cilën ushtria amerikane thotë se Garda Islamike e ka shfrytëzuar për sulme ndaj anijeve.

Lufta u përshkallëzua një javë pasi dështoi marrëveshja e brishtë për ndërprerjen e sulmeve, I arritur me ndërmjetësim të Katarit dhe Pakistanit. (Meral Ismaili, TVM2)