Maqedonia me shpresa për rezultat pozitiv ndaj Sllovakisë
Maqedonia I ka humbur të gjitha shpresat në kualifikimet për Europianin e Francës vitin 2016, pas paraqitjeve të dobëta në pesë takimet e kaluara, por sonte, në Sllovaki, nuk do të paraqitet me flamur të bardhë...

Përkundrazi, është e motivuar që të dëshmoj se pjesa e parë e këtij cikli kualifikues, nuk ishte fytyra e vërtetë e reprezentacionit futbollistik të Maqedonisë.
Megjithatë, të arrihet rezultat pozitiv sonte në Zhilina, do të jetë shumë e vështirë, pasi seleksionuesi Lubinko Drulloviç, në paraqitjen e tij debutuese në bankinën e Maqedonisë, do të ketë për kundërshtar Sllovakinë vendase, e cila në pesë neshjet e para është me efekt të qinpërqind.
Ai dhe futbollistët e tij, kanë paralajmëruar se me një lojë të qetë, me koncentrim maksimal dhe lojë ekipore, mund të shkëputet rezultat pozitiv. Sa i përket formacionit I cili pritet të zbret në fushë, debutuesi Leonard Zhuta, më pas Arijan Ademi, Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani, pritet që të nisin ndeshjen nga minuta e parë për Maqedoninë.
Sfida e vlefshme eliminatore për EURO 2016, mes Sllovakisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet sonte, me fillim në orën 20 e 45. (Mustafa Ademi, TVM2)
