Dështimi i projektit të kanalizimit në Zajaz, banorët presin zgjidhje konkrete
Komisioni i BE-së, para dy vitesh njoftoi...

Komisioni i BE-së, para dy vitesh njoftoi se mjetet e miratuara të IPA fondeve në shumën prej 16 milion eurosh janë tërhequr për shkak të konteksteve me kompaninë kryesore nga Azerbejxhani dhe tri firmat e këtushme nënkontraktore.
Banorët e rajonit të Zajazit, tashmë i vuajnë pasojat e dështimit të këtij projekti me rëndësi jetike dhe shprehen të indinjuar nga situata alarmante ekologjike dhe rrugët e dëmtuara nga ndërhyrjet gjatë zhvillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit.
Ata kërkojnë nga organet kompetente zgjidhje urgjente të këtij problemi shumëvjeçar që i shqetëson tejmase banorët e këtij rajoni.
Në një konferencë shtypi të organizuar me rastin e promovimit të disa rrugëve lokale në Kërçovë, kryeministri i vendit Hristijan Mickovski, ndër të tjera është pyetur edhe për projektin e kanalizimit në zonën e Zajazit.
Ai ka potencuar se qeveria në bashkëpunim me komunën, do gjejnë zgjidhje përfundimtare të këtij problemi shumëvjeçar.
Në këtë frymë është edhe përgjigjja e sekretarit të komunës Aleksandar Mickovski, gjatë takimit me kryetarin e BL të fshatit Zajaz Çelikaj Islam Mehmedi. (Shaban Dalipi, TVM2)
