Zjarr në Norvegji, 100 shtëpi të shkatërruara, 400 evakuime
Një zjarr i përmasave të jashtëzakonshme vazhdon të përfshijë...

Një zjarr i përmasave të jashtëzakonshme vazhdon të përfshijë zonën rezidenciale të Krokstadelva, në komunën Drammen të Norvegjisë, ku deri tani janë shkatërruar plotësisht më shumë se 100 shtëpi dhe mbi 400 banorë janë detyruar të evakuohen. Flakët shpërthyen pasditen e së premtes në një kodër dhe, të favorizuara nga moti i nxehtë, era dhe terreni i pjerrët, u përhapën me shpejtësi drejt zonave të banuara.
“Na u tha që të shkojmë. Mu desh që të marr disa gjëra para se të evakuohem. Pastaj e pash zjarrin pas shtëpisë. Ishte tmerruese.”
“Morra një thirrje nga vajza ime se tre blloqe me ndërtesa po digjen. Disa minuta më vonë djali im dhe unë ikëm të shohim se 1farë po ndodh. Zjarri po përhapej shum shpejt.” – thanë disa banorë të zonës së përfshirë nga zjarri.
Zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll, megjithëse situata është përmirësuar krahasuar me një ditë më parë.
Autoritetet bëjnë me dije se në zonë mbeten disa vatra aktive, ndërsa rreziku i përhapjes është ulur ndjeshëm.
Në operacion janë angazhuar më shumë se 100 zjarrfikës, pesë automjete zjarrfikëse, gjashtë helikopterë, forca policore, si edhe Mbrojtja Civile dhe Forcat e Armatosura të Norvegjisë.
Autoritete e cilësuan ngjarjen si zjarrin më të madh të këtij lloji në historinë moderne të Norvegjisë.
