Kumanovë, vijon zgjerimi i rrjetit të gazifikimit
Edhe këtë vit prioritet i Ndërmarrjes Publike "KumanovoGas"...

Edhe këtë vit prioritet i Ndërmarrjes Publike "KumanovoGas", mbetet kyçja dhe zgjerimi i rrjetit të gazit me shfrytëzues të rinjë. Sipas njoftimeve nga kjo ndërmarrje deri në fund të këtij muaji pritet rrumbullaksimi i projektit për kyçjen e Palestrës së Sporteve në rrjetin e gazifikimit, kurse gjatë mujve të mbetur të këtij viti janë paraparë edhe disa kyçje të rëndësishme, bënë të ditur Marko Mitrovski, drejtor i Ndërmarjes Publike "KumamovoGas".
Ai gjithashtu njoftoi se shfrytëzues të rinjë të kësaj ndërmarrje pritet të jenë "ISHP Shtëpia e Shëndetit" Kumanovë, Shkollat Fillore Komunale "Naim Frashëri" dhe "Vuk Karaxhiç", si dhe njëri nga objektet e çerdhes për fëmijë "Angell Shajçe".
"Gjatë muajve të mbetur të këtij viti parashihen disa kyçje kapitale. Njëri ndër to do të jet Palestra e Sporteve. Sikurse vitin e kaluar kur kishim 9 kyçje të objekteve të rëndësishme në qytet edhe këtë vit si pjesë e proektit të "UNOPS", pritet edhe kyçja e objekteve të tjera siç janë "ISHP Shtëpia e Shëndetit", shkollat fillore komunale "Naim Frashëri" dhe "Vuk Karaxhiç" si dhe njëri nga objektet e çerdhes për fëmijë "Angell Shajçe", të gjitha këto proekte gjenden në fazën përgatitore të projekt dokumentacionit, kurse shfrytëzues të rinjë të shërbimeve tona priten të bëhen gjatë fillimit të sezonit të ngrohjes" – tha Drejtori i N.P “KumanovoGas” – Kumanovë, Marko Mitrovski.
Në rajonin ku gravitojnë shkollat fillore komunale "Naim Frashëri" dhe "Vuk Karaxhiç", është shfaqur interesim edhe nga shumë persona fizik përçka është përgatitur edhe proekt dokumentacioni për zgjerimin e rrjetit të gazit në disa rrugë.
Vlen të theksojmë se Ministria për energjetikë, miniera dhe xehe minerale e RMV, do të financojë të gjitha ato familje që duan të kyçen në rrjetin e gazit.
Ministria në fjalë do të ndihmojë çdo familje me nga 30 mijë denarë. Masa e subvencionimit do të zgjasë deri më 31 tetor të këtij viti. (Fatlum Aqifi, TVM2)
