Temperaturat e larta, mjekët këshillojnë më shumë kujdes
Në këtë kohë kur vendi po përballet me fluksin e temperaturave të larta...

Në këtë kohë kur vendi po përballet me fluksin e temperaturave të larta që kapin edhe 40 grad celsius, institucionet rekomandojnë aplikimin e modaliteteve të ndryshme të cilat sadopak do të ju dalin në ndihmë qytetarëve.
Kështu Komuna e Çairit ka emëruar platformën e re publike “Çairi në ritmin e shëndetit”, e cila përfshinë ligjërata publike dhe këshillim mjekësor për qytetarët.
Duke filluar nga java e ardhshme, në objektin e Komunës së Çairit do të organizohen ligjerata publike me mjek të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë këshilla profesionale dhe informacione për ruajtjen e shëndetit dhe rëndësinë e parandalimit. Paralelisht, ekipet mjekësore do të vazhdojnë të jenë të pranishme në parqet e Çairit me stenda informuese, ku qytetarët do të mund të marrin këshilla shëndetësore, të matin tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, si dhe të informohen mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Por mjekët nga Ndihma e Shpejtë thekësojnë se edhe përskaj që po përballen me numrin e paktë të ekipeve dhe mjeteve të intervenimit, po mundohen të ju dalin në ndihmë kërkesave të institucioneve dhe qytetarëve.
Dr. Rihad Rexhepi nga Ndihma e Shepjtë, për TVM2 thekëson se për tërrë Qytetin e Shkupit, janë në dispozicion vetëm pesë apo gjashtë ekipe.
“Për momentin ne funksionojmë me 5 deri në 6 ekipe për gjithë Qytetin e Shkupit që është një gjendje alarmante, dhe e cila është në kontinuitet pra vite me rradhë, dhe këto ekipe janë të formuara me ndihmën e kolegëve specializantëve të cilët në kohën e pushimeve në verë janë të tërhequr nga specializimi, që sadopak ti mbulojmë të gjitha ato thirrje i kemi nga ana e qytetarëve, dhe jemi të detyruar të bëjmë selektim të thirrjeve, dhe për fat të keq nuk mund ti pranojmë të gjitha thirrjet. I kemi tre ekipe në Karposh dhe dy ekipe në Jane Sandanski, dhe kur të kërkojnë nga pjesa e Çairit ato mendojmë se vimë nga poliklinika në Çair. Është një kohë e gjatë që nuk kemi në Çair për shkak mungesës së kuadrit” – tha Dr.Rihad Rexhepi, mjek i Ndihmës së Shpejtë.
Mjeku Rexhepi poashtu thekësoi se një problem shtes po ju shkakton edhe vendosja e kamerave me Qytetin e Sigurtë, ku Qytetarët nuk lëshojnë rrugën ndihmës së shpejtë, duke menduar se do të dënohen.
Në fund Rexhepi apeloi për qytetarët se si të interesohen për vetveten, me qëllim që të evitohen problemet shëndetësore. (Fitim Kryeziu, TVM2)
