Helmimi në Gostivar, LSDM kërkon shpalljen e epidemisë, VMRO-DPMNE kërkon zbardhjen e rastit

19.07.2026 14:58

Socialdemokratët kërkojnë shpalljen e epidemisë në Gostivar...

Socialdemokratët kërkojnë shpalljen e epidemisë në Gostivar, duke u thirur në vlerësimet e ekspertëve. Sipas tyre vetëm me konkretizimin e situatës do të mund të ndërmeren të gjitha masat për mbrojtjen e mëtejme të popullsisë.

“Shpallja e epidemisë mundëson një koordinim më të shpejtë dhe më efikas midis institucioneve, si dhe zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Mijëra qytetarë në Gostivar janë sëmurë dhe situata kërkon një reagim serioz e të përgjegjshëm nga institucionet kompetente. Shpallja e epidemisë nuk është çështje politike, por çështje e shëndetit publik dhe e mbrojtjes së qytetarëve”, - thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ndërkohë nga VMRO – DPMNE kërkojnë zbardhjen e skandalit që po përjeton Gostivari, duke aluduar për fajtorë LSDM-në, BDI-në dhe Taravarin.

Sipas dyshimeve të VMRO-DPMNE-së, shëndeti i banorëve është rrezikuar pasi autoritetet komunale kanë vendosur pompa në ujëra të zeza me qëllim për të rritur presionin në rrjetin e furnizimit më ujë.

“Ndërsa para zgjedhjeve i gënjenin banorët e Gostivarit, duke premtuar një jetë më të mirë, sot të njëjtët njerëz na kanë lënë pa nevojën themelore për ujë. Gjithçka ishte në rregull ndërsa LSD, BDI dhe Taravari festonin fitoren e tyre, por sot - kur kërkohet veprim dhe llogaridhënie - ata nuk gjenden askund. Pse është vonuar përgjigja? Pse nuk pati veprime të shpejta nga shërbimet lokale dhe ku është llogaridhënia? A mendojnë LSD, BDI dhe Taravari se ky skandal do të mbetet i pandëshkuar?” – deklaroi Martin Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO thonë se dy ditët e kaluar mbi 1 mijë qytetarë të Gostivarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital me simptoma të helmimit, si pasoj  ndotjes së ujit të pijshëm. (Meral Ismaili, TVM2)