Dalja nga kriza politike, Brukseli pret sinjal nga Shkupi për të ndihmuar
Bashkimi Europian do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë në tejkalimin e krizës, megjithatë një veprim konkret do të ndodhte vetëm pasi Shkupi të kërkojë ndihmën e Brukselit...

Kreynegociatori i procesit të dialogut në mes të liderëve politik të vendit, eurokomisari Johanes Hahn, ka bërë të ditur se nuk do del më me ndonjë iniciativë konkrete derisa politikanët e Shkupit zyrtar nuk tregojnë gatishmëri për kompromise.
Mësohet se deklarimi i Hahn në “twitter” në lidhje me zhgënjimin që e ndjen me mungesë të përgjegjësisë te disa politikanë, ka të bëjë me kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Nga ana tjetër, liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti si dhe Menduh Thaçi kanë treguar gjatë takimit konstruktivitet dhe maturi të jashtëzakonshme politike.
Nga Bashkimit Evropian thuhet se do aktivizohen vetëm kur iniciativa të vjen nga Shkupi.
Fati i marrëveshjes 6 pikëshe e cila në fillim të këtij muaji u akordua me qëllim të tejkalimit të krizës, pas takimit të Bruskelit mbetet i panjohur. Maja Kocijanciq, zëdhënëse e komisarit Hahn, thotë se marrëveshja e 2 qershorit përbën të gjitha elementet për një kompromis të mirë. Kjo marrëveshje, e ndihmuar nga komisari Hahn kishte pëlqimin edhe të opozitës, thotë Kocijançiç. Hahn sipas saj, mbetet i gatshëm të kontribuojë me ndërmjetësim të sinqertë.
“Liderët politik të Maqedonisë duhet të fokusohen dhe gjejnë pajtim. Drejtimi i gishtit në lidhje e atë se kush është fajtor për dështim nuk iu ndihmon as atyre as vendit”, tërheqë vërejtjen Kocijançiç. (Meral Ismaili, TVM2)
