Helmimi në Gostivar, ISHP drejt shpalljes së epidemisë
Instituti i Shëndetit Publik drejt shaplljes së epidemisë në Gostivar...

Instituti i Shëndetit Publik drejt shaplljes së epidemisë në Gostivar pas helimeve zinxhir në këtë qytet. Shpallja e epidemisë do të ndihmojë komunikimin më të mirë ndërinstitucional, ndërkohë që Instituti veçmë po zbaton të gjitha masat shëndetësore dhe rekomandimeve në të mirën e qytetarëve.
“Është tejkaluar pragu i të infektuarve në nivel javor. Ajo që është me rëndësi kur flasim për shpallje të epidemisë, në përputhje me definicionin që është në ligj, bëhet fjalë për një rritje të jashtzakonshme dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraparke. Ajo që më duhet të them është se për të shpallur epidemi duhet të ketë paraqitje zyrtare për sëmundje ngjitëse. Deri në këtë periudhë numri është 140. Kolegia nga Gostivari e ka ndjekur situatën dhe në këto momente kur përmbushen kushtet për epidemi, do të reagojë në mënyrë adekuate.” – tha Dragan Koçinski, udhëheqës i sektorit për sëmundje ngjitëse në ISHP.
Nga Instituti për Shëndet Publik këshillojnë banorët e Gostivarit që të bashkëpunojnë me autoritete shëndetësore për analiza të mëtejme.
Ndërkaq Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit që të respektojnë me përpikëri ndalimin e përdorimit të ujit nga ujësjellësi i qytetit deri në njoftimin zyrtar nga institucionet kompetente, se uji është përsëri i sigurt për t’u pirë.
“Ekziston ndalesë e përkohshme e shfrytëzimit të ujit për pije nga rrjeti i ujsësjellësit të qytetit. Qytetarëve u rekomandohet që ti respektojnë masat deri në lëshimin zyrtar të ujit për pije. Instituti për Shëndet Publik ka angazhuar të gjitha kapacitetet profesionale dhe laboratorike dhe do të vazhdoj të punoj në mënyrë intenzive deri në zbardhjen e plotë të arsyeve dhe tejkalimin e situatës.” – deklaroi Dragan Koçinski, udhëheqës i sektorit për sëmundje ngjitëse në ISHP.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë 160 anketa epidemiologjike dhe thonë se e përbashkëta e pacientëve është se të gjithë kanë konsumuar ushqime si në kushte shtëpiake apo në restorante apo kanë pirë ujë të pijshëm apo të ambalazhuar.
Ata vlerësojnë se duhet të priten rezultatet e analizave mikrobiologjike të 12 monstrave të mara monsmonstrave të dhëna por edhe nga rezultatet e ujit për pije që të determinohet shkaku kryesor i helmimit. (Meral Ismaili, TVM2)
