Helmimi në Gostivar, ISHP shpall epidemi
Shpallet epidemi gastrointestinale në rajonin e Gostivarit...

Shpallet epidemi gastrointestinale në rajonin e Gostivarit. Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve ka bërë që Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë të aktivizojë masat epidemiologjike.
Institucionet shëndetësore do të koordinojnë veprimet në terren për identifikimin e shkaktarit të infeksionit.
“Për shkak të rritje së numrit të numrit të infektuarve në spitalin e Gostivarit, dhe si pasojë e rritjes së numrit të vazhdueshme dhe tejkalimit të limiteve javore qendra e shëndetit publik në Tetovë me repart departamenti i epidemiologjisë shpall si epidemi gastrointestinale. Kështuqë prej tash e tutje kjo do të ndihmojë më shum që punët tona në teren të jenë më të koordinuara, çdo institute të jetë nv koordinim me secilin dhe kjo do të na ndihmojë edhe shum për të analizuar qëllimet tona d.m.th për të gjetur edhe shkaktarin e këtij problem që është aktual”. – u shpreh Shaqir Zulbehari nga Qendra e Shëndetit Publik – Tetovë.
