FBM: Tre klube pa licencë për sezonin e ri
20.07.2026 13:52
FBM-ja për herë të parë aplikoi sistem të licencimi në të cilin përpos kritereve organizative dhe teknike

Në kuadër të procesit të licencimit për sezonin 2026/27, FBM-ja, për herë të parë aplikoi sistem të licencimi në të cilin përpos kritereve organizative dhe teknike, aplikoi edhe plotësimin e kritereve të disiplinës financiare. Federata e Basketbollit e Maqedonisë njoftoi se tre klube nuk do të marrin licencë për të garuar në sezonin 2026/2027.
Në kuadër të procesit të licencimit, për herë të parë u aplikuan edhe kritere të detyrueshme për disiplinën financiare, krahas kërkesave organizative dhe teknike. Klubet ishin njoftuar me kohë për kushtet, afatet dhe detyrimet, ndërsa federata kishte ofruar edhe lehtësime për shlyerjen e detyrimeve. Për këtë arsye, Federata e Basketbollit e Maqedonisë nuk do t'u lëshojë licencë për pjesëmarrje në sezonin e ri garues, për tre klube- TFT, Maxhari dhe Çairi, të tria këto skuadra nga kryeqendra. Afati për përmbushjen e kritereve financiare skadoi më 15 korrik 2026, por tre klube nuk i plotësuan kushtet e kërkuara. (Gazetar: Safet Ademi)
