Shkëndija – FC Malisheva mund të përballen në raundin e tretë në LK

20.07.2026 16:06

Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti...

Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës, aty ku Shkëndija mësoi emrin e kundërshtarit të mundshëm në rast se arrinë të kalojnë me sukses ndeshjen e raundit të dytë. 

Kështu, në rast se “kuqezinjtë” nga Tetova eliminojnë NK Bravo-n e Sllovenisë, në fazën e radhës do të përballen me fituesin e çiftit Malisheva (Kosovë) – Hibernian (Skoci).

Ndeshja e parë do të zhvillohej më 6 gusht në transfertë, ndërsa takimi i kthimit më 13 gusht në Shkup.

Megjithatë, i gjithë fokusi i skuadrës tetovare për momentin është te përballja e parë e raundit të dytë eliminator ndaj NK Bravo, ndeshje kjo që në program është me datë 23 korrik, në Lubjanë, me fillim në ora 20:45.