Edhe Vardari ka mësuar emrin e kundërshtarit të raundit të tretë në LK

20.07.2026 16:07

Kundërshtarin e mundshëm në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës...

Kundërshtarin e mundshëm në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, e ka mësuar edhe skuadra e dytë përfaqësuese e vendit tonë, Vardari. 

Në rast se kampionët e vendit arrijnë të kalojnë pengesën e quajtur, Riga FC në kuadër të raundit të dytë, atëherë në raundin e tretë në rolin e favoritit do të mirëpresin fituesin nga dueli midis Atert Bissen nga Luksemburgu dhe Gyor nga Hungaria.

Ndeshjet e raundit të tretë në program janë me datat 6 dhe 13 gusht.