Maqedoni
Parashikimi i motit
21.07.2026 08:38
Me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes pritet paqëndrueshmëri lokale e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
