Ekonomi

Shtrenjtohen karburantet, nga mesnata çmime të reja

20.07.2026 20:20

Nga mesnata riten çmimet e derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 5,88 % në raport me vendimin e datës 13.07.2026 vit.
 
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 7,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 3,209 denarë për kilogram. 
 
Nga data 21.07.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 90,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 92,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 94,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,373 (denarë/kilogram)