Maqedoni

Frekuencë e shtuar e automjeteve në PK Tabanoc

21.07.2026 09:36

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar.
 
Në Pikën Kufitare Tabanoc është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e shembjeve të gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.