Maqedoni

Asnjë kompromis për helmimin në Gostivar, nuk duhet të ketë fshehje të përgjegjësisë

21.07.2026 11:36

Hoxha ka kërkuar një sqarim të plotë të rastit të ndotjes së rrjetit të furnizimit me ujë në Gostivar...

Ministri i Mjedisit jetësor, Muamet Hoxha, ka kërkuar një sqarim të plotë të rastit të ndotjes së rrjetit të furnizimit me ujë në Gostivar dhe përcaktimin e përgjegjësisë për të gjithë ata që, përmes veprimeve ose mosveprimeve të tyre, kontribuuan në situatën.
 
“Ky është një incident i rëndë që rrezikoi drejtpërdrejt shëndetin e mijëra qytetarëve. Pres që të gjitha faktet dhe rrethanat të vërtetohen plotësisht, si dhe përgjegjësia penale dhe morale për të gjithë të përfshirët. Kur kërcënohet shëndeti i qytetarëve, nuk duhet të ketë kompromise ose fshehje të përgjegjësisë.”, - tha Hoxha në një konferencë për shtyp në Qeveri. 
 
Hoxha shtoi se një cikël i madh investimesh po zbatohet në vend për të përmirësuar furnizimin me ujë, sistemet e kanalizimeve, impiantet e trajtimit dhe mbrojtjen e mjedisit, por theksoi se investimet nuk janë të mjaftueshme pa punë profesionale dhe të përgjegjshme të institucioneve.
 
“Obligimi ynë është të mbrojmë mjedisin, por mbi të gjitha shëndetin e qytetarëve. Presim një hetim të shpejtë, të plotë dhe transparent, një sqarim të plotë të rastit dhe përgjegjësi të duhur për të gjithë të përfshirët.”, - tha Hoxha.
 
Në konferencën për shtyp në Qeveri morën pjesë edhe Zëdhënësja Marija Miteva, Drejtoresha e Inspektoratit Mjedisor, Ivana Ginovska dhe Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov.