Maqedoni

Temperaturat e larta, Maqedonia në fazën e verdhë

15.06.2015 09:08

Tërë territori i Maqedonisë prej sot përfshihet nga temperaturat e larta, të cilat e definojnë fazën e verdhë...

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se bëhet fjalë për temperatura deri në 37 gradë, të cilat janë më të larta për këtë kohë të vitit dhe ka nevojë për kujdes të veçantë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe për përshtatje me temperatura të larta.

Nevojitet të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga i nxehti, duke shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, konsumim i ushqimit të lehtë dhe duke pirë shumë lëngje.

Kujdes të veçantë duhet të kenë më të moshuarit, njerëzit e sëmurë kronik, të cilët kanë nevojë të marrin rregullisht terapinë e përshkruar nga mjeku.

Rekomandohet larja e tërësishme e frutave dhe perimeve para përdorimit të tyre, përgatitje e mirë termike e ushqimit, ruajtja e ushqimit në frigorifer etj.

Enti Hidrometeorologjik njofton se faza e verdhë do të mbajë vendin deri ditën e mërkurë, ku të enjten pritet që temperaturat të jenë më të ulëta për 7 gradë celsius.