Renditja e fundit e FIFA-s: Maqedonia në vend numëro
21.07.2026 15:03
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka ruajtur vendin e 69-të....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka ruajtur vendin e 69-të në renditjen më të re të FIFA-s, me 1.369 pikë, po aq sa kishte edhe në klasifikimin e fundit.
Pas përfundimit të botërorit, në krye të renditjes ka ndryshim. Kampionia e botës, Spanja, është rikthyer në vendin e parë, ndërsa Argjentina ka rënë në pozitën e dytë. Franca dhe Anglia mbeten në vendin e tretë dhe të katërt.
Shqipëria ka humbur një pozitë dhe tani renditet e 67-ta, ndërsa Kosova ka mbetur në vendin e 78-të. Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 7 tetor.
