Aksidenti tragjik, Vushtrria në zi
Komuna e Vushtrrisë ka shpallur të martën ditë zie...

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur të martën ditë zie pas humbjes tragjike të tre bashkëqytetarëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në autostradën nga vendkalimi kufitar Bllacë për në Shkup, e cila është e mbyllur për qarkullim, pasi është në fazë ndërtimi.
Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, në shenjë respekti dhe solidariteti me familjet që po përballen me këtë tragjedi.
Sipas vendimit, të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë obligohen që gjatë ditës së sotme flamujt t'i vendosin në gjysmështizë.
Po ashtu, gjatë kësaj dite pezullohen të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive në territorin e Komunës së Vushtrrisë.
