FIFA mbyll çështjen “Paredes”
21.07.2026 15:35
Leandro Paredes ishte mjaft aktiv në përfundim të finales...

Leandro Paredes ishte mjaft aktiv në përfundim të finales së madhe të kupës së botës në sherret e shumta që ndezën “MetLife Stadium”, por sjellja e tij nuk do të ketë pasoja.
FIFA i ka konfirmuar “BBC Sport” se kartoni i kuq që mori lojtari pas ndeshjes nuk është zyrtarizuar.
Gjithashtu FIFA ka bërë me dije se karshi futbollistit nuk do të merret asnjë masë disiplinore.
