Fluturime me çmime të ulëta, linja të reja nga Shkupi dhe Ohri

21.07.2026 15:38

Shkupi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në hartën e trafikut ajror evropian....

Shkupi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në hartën e trafikut ajror evropian. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit zgjeron kapacitetet e tij, ndërsa kompania ajrore "Wizz Air" ka vendosur në bazën e saj në Shkup aeroplanin e shtatë. Ky investim pritet të mundësojë më shumë fluturime dhe lidhje më të mira për qytetarët, diasporën dhe turistët drejt qyteteve të ndryshme evropiane. Sipas drejtuesve të TAV Maqedoni, ky hap shënon një fazë të re në zhvillimin e transportit ajror në vend dhe pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të udhëtarëve.
 
“Ky aeroplan i shtatë është shumë më tepër sesa një vendim operacional. Vendosja në funksion e këtij aeroplani të shtatë nënkupton më shumë destinacione, një numër më të madh fluturimesh dhe më shumë mundësi zgjedhjeje për qytetarët tanë, diasporën dhe turistët. Njëkohësisht, ai e afron Shkupin me qytetet kryesore evropiane e lehtëson udhëtimin dhe e bën vendin tonë më të qasshëm dhe më të lidhur gjatë gjithë vitit. Lidhshmëria më e madhe do të thotë edhe konkurrencë më e madhe, e cila kontribuon në çmime më të favorshme.”, - deklaroi drejtori i përgjithshëm - TAV – Maqedoni, Nexhat Kurt.
 
Kjo risi do të thotë krijim i vendeve të reja të punës dhe efekte pozitive ekonomike për vendin dhe kompaninë, tha me këtë rast oficeri për zhvillimin e linjave ajrore në "Wizz Air", Andrash Sabo.
 
“Sot, brenda një viti, ne veç më po konfirmojmë ACROF nr. 7, pra do të kemi më shumë fluturime, më shumë mundësi për Maqedoninë. Ashtu siç e përmendi edhe Nexhati para meje, ne po sjellim rrugë të reja përmes ACROFT-it, sapo kemi nisur fluturimet drejt Ageros dhe Palermos, duke pasuruar kështu portofolin tonë, por më e rëndësishmja që doja të thoja, është se po shtojmë frekuenca të reja, produkte më të mira, më shumë lidhje me numrin e destinacioneve, siç janë: Berlini, Dortmundi, Manu dhe një numër destinacionesh të tjera. Gjatë 12 muajve të fundit ne kemi shtuar më shumë se 50 destinacione të reja me Maqedoninë që përfshijnë jo vetëm Shkupin, por edhe Ohrin.”, - theksoi Andrash Sabo nga "Wizz Air".
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe njëherësh ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se ky është një sukses i madh, rezultat i punës së përbashkët. 
 
“Кompania “Wizz Air” nëse vitin e kaluar transportoi 1 milion e 700 mijë udhëtarë, këtë vit vetëm në gjashtë muajt e parë ka transportuar rreth 1 milion e 200 mijë udhëtarë, gjë që tregon qartë trendin e rritjes. Gjatë këtyre gjashtë muajve dy aeroportet, ai i Shkupit dhe i Ohrit, kanë arritur shifrën prej 2 milionë udhëtarësh, ndërsa shpresoj që kjo rritje të vazhdojë edhe në gjysmën e dytë të vitit, duke arritur deri në 4 milionë udhëtarë në vit. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, pasi kjo është një histori e shkëlqyer e suksesit të përbashkët, të cilën do të vazhdojmë ta zhvillojmë.”, - u shpreh zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
 
Përfaqësuesit e TAV-it thanë se rritja e numrit të udhëtarëve këtë vit ka vazhduar edhe në 15 aeroportet e tjera që i menaxhon kompania. Sipas Kurtit, kjo është një dëshmi e suksesit në menaxhimin e aeroporteve. Andaj, ai tha se një nga qëllimet kryesore të këtij menaxhmenti është përkushtimi i plotë ndaj investimeve në infrastrukturën e aviacionit, sigurinë, digjitalizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
 
REXHEP QAMILI