Epidemia në Gostivar, Qeveria shpall gjendje krize 30 ditë
Qeveria, me propozim të Komitetit Drejtues...

Qeveria, me propozim të Komitetit Drejtues, solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në Komunën e Gostivarit në periudhë prej 30 ditësh.
“Duke pasur parasysh se pushteti lokal nuk është në gjendje të përballet me situatën e krijuar në Komunën e Gostivarit, Qeveria solli këtë vendim me qëllim të mundësimit të koordinimit më të shpejtë ndërinstitucional, vënies në funksion të sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurimit të ujit të pijshëm në afatin më të shkurtër të mundshëm.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Shëndeti i qytetarëve të Komunës së Gostivarit mbetet prioritet i Qeverisë dhe jemi të përkushtuar për zgjidhjen e plotë të këtij problemi, njoftojnë nga ekzekutivi, duke shtuar se njëkohësisht, presin që Prokuroria Publike të zhvillojë hetim të detajuar dhe ta zbardhë plotësisht rastin.
