Masa për sigurinë e sezonit turistik, në aeroportin e Rinasit 56 mijë hyrje-dalje në ditë
21.07.2026 16:24
Në kulmin e sezonit turistik, aeroporti i Rinasit...

Në kulmin e sezonit turistik, aeroporti i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të pasagjerëve, me deri në 56 mijë hyrje-dalje në ditë.
Për përballimin e fluksit të lartë janë shtuar shërbimet e policisë kufitare, ndërsa mosha minimale për përdorimin e sistemit automatik e-Gate është ulur nga 16 në 12 vjeç.
Po ashtu u vu theksi të nevojave për kontrolle të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, kontrabandës dhe emigracionit të paligjshëm.
Deklaratat u bënë gjatë inspektimit që kryepolici Hita bëri me drejtorin e përgjithshëm të doganave, Besmir Beja, për masat që janë marrë për të garantuar lëvizjen e shpejtë të pasagjerëve. (Luljeta Ndoka, TVM2)
