FMN ndan 690 milionë dollarë për Ukrainën

21.07.2026 16:45

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një disbursim...

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një disbursim të menjëhershëm prej rreth 690 milionë dollarësh për Ukrainën, në kuadër të programit të huasë që mbështet ekonominë e vendit gjatë luftës me Rusinë.

Me këtë këst të ri, shuma totale e fondeve të lëvruara nga FMN-ja për Kievin arrin në 2.2 miliardë dollarë, nga një paketë financimi që kap vlerën e përgjithshme prej 8.1 miliardë dollarësh.

Sipas FMN-së, pavarësisht luftës që vazhdon që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmeve të përditshme ruse, Ukraina ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Institucioni vlerësoi se rezultatet e deritanishme të programit kanë qenë “në përgjithësi të kënaqshme”.