Neville godet ashpër Argjentinën
Ish-lojtari i Kombëtares angleze, Gary Nevill...

Ish-lojtari i Kombëtares angleze, Gary Nevill, ka komentuar në një podcast paraqitjen e Mesit me shokë në finalen e Kupës së Botës, duke mos i kursyer fjalët e ashpra.
Gary Neville, legjendë e Manchester United dhe ish-lojtar i kombëtares angleze, ka folur me një gjuhë shumë të ashpër për Argjentinën që u pa në fushë kundër Spanjës, në finalen e Botërorit 2026.
Në podcast-in “Stick to Football”, 51-vjeçari është shprehur: “Kam thënë se fjalët e mia të para ishin admiruese për ta. Por kanë luajtur shumë keq, qartësisht shumë keq. Arritën të mbeteshin në lojë dhe për këtë u japim meritë, por loja e tyre ishte e një niveli shumë të dobët”.
Gary Neville mendon se Argjentina nuk do të kishte arritur finalen e dutë radhazi në Kupën e Botës, nëse nuk do të ishte gjeniu Leo Messi, autor i 8 golave: “Argjentina ka një kimi të jashtëzkonshme dhe një mënyrë garimi të egër, që e bëjnë të fitojë. Ka dhe një lojtar të pabesueshëm si Leo. Pa të nuk do të shkonte në finale”. Pavarësisht elozheve, Neville, 85 ndeshje me kombëtaren angleze, ka insistuar në faktin se “nëse duket si mu*, nëse mban erë mu*, atëherë duhet të jetë mu*. Ajo që pamë në finale ishte një paraqitje mediokre. Luajtën jashtëzakonisht keq, shumë shëmtuar”.
