De La Fuente, trajneri më i moshuar që fiton Kupën e Botës

21.07.2026 18:33

Luis de la Fuente hyri në histori si trajneri më i moshuar që fiton Kupën e Botës, duke triumfuar me Spanjën në moshën 65 vjeç e 29 ditë dhe duke thyer rekordin e Vicente del Bosque...

Pas fitores në finale ndaj Argjentinës, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, hyri në historinë e futbollit botëror duke u bërë trajneri më i moshuar që ka fituar një Kupë Bote.

Tekniku spanjoll e ngriti trofeun në moshën 65 vjeç e 29 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Vicente del Bosque, i cili u shpall kampion bote me Spanjën në vitin 2010 në moshën 59-vjeçare. Në vendin e tretë të kësaj renditjeje është Marcello Lippi, që udhëhoqi Italinë drejt titullit botëror në vitin 2006, në moshën 58-vjeçare.