Maqedonia do të kërkojë "Wild Card" për Ligën e Kampionëve, dy vende të sigurta në Ligën evropiane
Maqedonia e Veriut ka siguruar nga dy vende në Ligën Evropiane dhe Kupën Evropiane të EHF-së për sezonin 2027/28, ndërsa për Ligën e Kampionëve klubet do të duhet të aplikojnë për një "Wild card"...

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar shpërndarjen e vendeve për garat evropiane të klubeve për meshkuj për sezonin 2027/28. Shpërndarja bazohet në rezultatet e klubeve të secilës federatë kombëtare gjatë tri sezoneve të fundit (2023/24–2025/26).
Spanja është ngjitur në krye të renditjes për Ligën e Kampionëve të EHF-së, Gjermania kryeson renditjen për Ligën Evropiane, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina atë për Kupën Evropiane të EHF-së.
Në Ligën Evropiane të EHF-së do të marrin pjesë 36 skuadra nga 18 federata. Dy federatat e para në renditje, Gjermania dhe Franca, kanë nga katër vende, ndërsa Portugalia, Danimarka dhe Suedia nga tre.
Maqedonia e Veriut do të ketë dy vende në Ligën Evropiane, çka konsiderohet një lajm i mirë. Edhe në Kupën Evropiane të EHF-së për sezonin 2027/28, Maqedonia do të ketë dy vende të garantuara, ndërsa klubet e tjera do të duhet të aplikojnë për një "wild card" për pjesëmarrje.
