Lejet AShAAV, akuza të pabazuara ndaj servisit publik

21.07.2026 19:25

Përgjigjet e Agjencisë për Shërbime Audio, Audiovizuale dhe Mediatike...

Përgjigjet e Agjencisë për Shërbime Audio, Audiovizuale dhe Mediatike të të tre serviseve programore të kanaleve të specializuara sportive në Maqedoni riemitohen nga operatorët e rrjetit publik të komunikimeve elektronike, në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me Arena Sport nga Beogradi.

Nuk kemi të bëjmë me riemitimin e kanaleve Premium Arena 1, 2, 3 me lokalizim gjuhësor, por për kanale të veçanta televizive me përmbajtje të ndryshme programore, të regjistruara në Serbi, hapin një numër dilemash të tjera për funksionimin e tyre në vend.

Në regjistrin e shërbimeve mediatike të organit rregullator serb për mediat elektronike ka 12 kanale të ndryshme nën emrin Arena Sport, tre kanale nën emrin Arena Premium, tre kanale Ballkan Sport dhe një kanal me emrin Arena Fajt dhe Arena E-Sport. Nuk ka kanale të regjistruara si arena M1 Premium, Arena M2 Premium dhe Arena M3 Premium.

E njëjta situatë është në bazën e të dhënave zyrtare të observatorit evropian të medias, në të cilën janë evidentuar të gjitha kanalet e regjistruara nga 40 vende evropiane. Në këtë bazë të të dhënave janë të regjistruara 47 kanale Arena Sport për të gjitha vendet ballkanike në të cilat riemitohen dhe emitohen  kanalet Arena Sport - 12 në Serbi, 7 në Slloveni, 10 në Kroaci, 16 në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjithsej 8 kanale janë të regjistruara nën emrin Arena Premium, nga të cilat 3 në Serbi dhe 5 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Asnjë nga këto kanale nuk është titulluar si Arena M1 Premium, Arena M2 Premium dhe Arena M3 Premium, që tregon se serviset  programore  me emra të tillë nuk janë të regjistruara. Përndryshe, kjo bazë e të dhënave  përditësohet rregullisht dhe çdo organ rregullator në Evropë është i detyruar të raportojë çdo ndryshim.

Pyetja e parë,  a e kontrolloi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele regjistrimin e tre kanaleve me prefiksin M, të cilat transmetohen në Maqedoni para se të japë licencën për ritransmetim?

"Në përputhje me ligjin për shërbimet e medias audio dhe audiovizuale, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale  nuk ka kompetencë  për të lëshuar licencë për ritransmetim. Ky ligj vërteton se ritransmetimi kryhet në bazë të regjistrimit paraprak të serviseve programore në AShAAV, për të cilin operatorët duhet të paraqesin kërkesë për regjistrim, të cilës duhet t'i bashkangjesin një deklaratë të certifikuar nga një noter se ata kanë rregulluar të drejtën e autorit dhe të drejtat e ngjashme me të për ritransmetimin e këtyre serviseve programore dhe një kopje të certifikuar nga një noter të marrëveshjeve për ritransmetim që operatorët kanë lidhur me poseduesit e të drejtave. Të gjithë operatorët që i kanë regjistruar këto servise programore në AShAAV kanë dorëzuar në tërësi dokumentet e parapara ligjore.".

Pyetja e dytë  - A ka marrë AShAAV nga operatori një deklaratë për riemitim të programit që konfirmojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme?

"Të gjithë operatorët në AShAAV kanë dorëzuar deklarata me të cilat konfirmojnë nën përgjegjësi të plotë penale dhe materiale se për riemitimin e këtyre serviseve programore i kanë rregulluar të drejtat autoriale  dhe të drejtat e ngjashme në përputhje me rregulloret për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme.".

Pyetja e tretë  - A ka paguar Arena M për licencat dhe a i përmbush kërkesat e tjera strikte teknike dhe të resurseve njerëzore, të parapara nga ligji ynë për dhënien e lejes për transmetim në nivel republikan të cilët vlejnë për të gjitha televizionet kombëtare në vend?

"Siç e kemi theksuar në përgjigjet e mëparshme, nuk bëhet fjalë për emetim, por për riemitim, ndërsa procesi i regjistrimit të serviseve programore që ritransmetohen në Maqedoni është  përcaktuar qartë në ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale. Televizionet janë të obliguara të përmbushin kushtet teknike dhe kushte të tjera të vendosura nga shteti që u ka dhënë leje për emetimin e programit, e jo kushtet të cilat janë paraparë në shtetet ku ato riemitohen.".

Pas reagimeve të shikuesve lidhur me transmetimin e dështuar teknikisht të finales së kampionatit botëror të futbollit në një nga kanalet e specializuara sportive, RTM veç më është përgjigjur se  nuk ka asnjë lidhje me shpërndarjen e transmetimit, as me mënyrën se si emituesi ka vendosur  të mbulojë këtë ngjarje.