Forumi afarist, RMV-ja dhe India forcojnë bashkëpunimin ekonomik

21.07.2026 19:57

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja...

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja dhe shfrytëzimi i pozitës strategjike gjeografike ishin në fokus të Forumit Afarist mes Maqedonisë së Veriut dhe Indisë.

Përfaqësues të Qeverisë dhe delegacionit të biznesit indian theksuan se vendi ynë ofron kushte ideale për investitorët e huaj, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, industrisë dhe energjisë.

“Dhe nëse po kërkoni një vend për t'u rritur, ne jemi gati të ndërtojmë së bashku me ju, duke filluar nga sot, sepse ne besojmë se në fund, inovacioni dhe investimet mund të përkojnë me talentin maqedonas, vendosmërinë dhe një vendndodhje strategjike për të krijuar partneritete nga të cilat përfitojmë të gjithë. Zonja dhe zotërinj, qeveritë mund të krijojnë kushtet. Institucionet janë këtu për të hequr pengesat.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

“Mundësitë që të jemi partner i komunitetit të biznesit nuk njohin kufij gjeografikë. Përfaqësojnë përkrahjen e lokacionit gjeografik evropian në kryqëzimin e korridoreve kryesore trans-evropiane. Maqedonia e Veriut ofron qasje direkte në tregjet e Evropës Perëndimore dhe Evropës Lindore. Kemi fuqi punëtore të kualifikuar, klimë investuese që forcohet përmes reformave konkurruese, vend kandidat për në Bashkimin Evropian.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

"Maqedonia ofron avantazhe të rëndësishme strategjike: vendndodhjen e saj gjeografike në kryqëzimin e korridoreve të rëndësishme evropiane, fuqinë e kualifikuar punëtore dhe qasjen në tregun evropian – që e bëjnë atë një destinacion atraktiv për kompanitë indiane.". (Ersan Pajaziti, TVM2)