Botë
Në Korenë e Jugut edhe një viktimë dhe pesë infektime të reja nga virusi MERC
15.06.2015 09:18
Ministria e Shëndetësisë e Koresë së Jugut sot kumtoi se edhe një person, në moshën 58 vjeçare, ka vdekur nga infektimi me virusin MERC...

Ministria e Shëndetësisë e Koresë së Jugut sot kumtoi se edhe një person, në moshën 58 vjeçare, ka vdekur nga infektimi me virusin MERC, ndërsa janë regjistruar edhe pesë raste të reja të infektuar me këtë sëmundje, tek ne e njohur si Ethet e Nilit. I ndjeri është viktima e 16-të e infektimit të rrezikshëm nga i cili që nga gjysma e dytë e majit e deri tani janë regjistruar 150 të infektuar, prej të cilëve 17 tani janë në gjendje kritike.
Mbi 5.200 persona, të cilët në ndonjë mënyrë kanë qenë në kontakt me të infektuarit me MERC tani janë në karantinë. Krahas Seulit, karantinë vendosën edhe autoritetet në qytetin Daexhon, 140 kilometra në jug të kryeqytetit.
Në të gjitha vendet fqinje, po edhe më gjerë në Azi, autoritetet shëndetësore marrin masa gjithëpërfshirëse për pengimin e hyrjes së udhëtarëve nga Koreja e Jugut tek të cilët ekziston edhe dyshimi më i vogël për infektim nga virusi MERC./mia
