CONMEBOL kërkon Kupë Bote me 64 kombëtare

21.07.2026 21:05

Pas Botërorit të parë me 48 skuadra, CONMEBOL propozoi që edicioni i vitit 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare, duke shënuar një rekord pjesëmarrjeje...

Edicioni i 23-të i Kupës së Botës përfundoi me triumfin e Spanjës dhe ishte turneu i parë ku morën pjesë 48 përfaqësuese.

Pas finales, presidenti i CONMEBOL-it propozoi që Kupa e Botës 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare, një numër rekord pjesëmarrësish.

Në Botërorin e parë, të zhvilluar në vitin 1930, morën pjesë vetëm 13 kombëtare.

Botërori i vitit 2030 do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa për nder të 100-vjetorit të turneut të parë do të zhvillohen nga një ndeshje në Montevideo (Uruguai), Buenos Aires (Argjentinë) dhe Asunción (Paraguai).