Botë

Gjeorgjia në ditë zie për viktimat e vërshimit

15.06.2015 09:24

Gjeorgjia sot ka ditë zie për shkak të vdekjes së 13 personave pas vërshimeve të mëdha në kryeqytet...

Shiu i madh filloi të bie më 13 qershor, duke bërë që lumi Vere të dalë nga shtrati dhe të vërshojë rrugët e Tbilisit, duke marrë me vete disa ndërtesa dhe vetura dhe duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike.
 
Të zhdukur raportohet se janë 24 njerëz.
 
Presidenti i vendit, Giotgi Margvelashvili ka premtuar se procesi i rindërtimit të pjesëve të ndërtuara do të fillojë menjëherë.
 
Vlerësimet e para thonë se rreth 18 milionë dollarë është vlera e dëmeve në Tbilisi./evropaelire