Liga e Konferencës, Vardari sonte përballet me Riga
Kampioni i Maqedonisë, Vardari, pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga KuPS-i vetëm pas vazhdimeve...

Kampioni i Maqedonisë, Vardari, pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga KuPS-i vetëm pas vazhdimeve, tani vazhdon garat në Ligën e Konferencës. Kundërshtari i parë është Riga nga Letonia. Te Vardari pritshmëritë janë të mëdha, sidomos pas fitores në Finlandë në ndeshjen e kthimit ndaj KuPS-it. Tani optimizmi është edhe më i madh, ndërsa këtë e ndajnë edhe futbollistët e skuadrës kuqezi.
Përfaqësuesi letonez është një kundërshtar mjaft i rrezikshëm, me pjesëmarrje të rregullt në kualifikimet e UEFA-s. Megjithatë, mbështetja e tifozëve besnikë në Shkup pritet të jetë arma kryesore e Vardarit. Treshja kryesore e gjyqtarëve për këtë përballje vjen nga Malta dhe do të drejtohet nga Filip Farrugia. Ndeshja luhet sonte nga ora 20:00 në Arenën "Todor Proeski". (Gazetar: Safet Ademi)
