Liga e Konferencës, Bravo – Shkëndija të enjten transmetohet në TVM
22.07.2026 13:58
Shkëndija do ta zhvillojë të enjten, më 23 korrik, nga ora 20:45 në stadiumin "Stožice"...

Shkëndija do ta zhvillojë të enjten, më 23 korrik, nga ora 20:45 në stadiumin "Stožice", ndeshjen e dytë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kundërshtar i skuadrës tetovare do të jetë Bravo e Sllovenisë. “Kuqezinjtë” në Ljublanë kanë zbarkuar më herët me të vetmin qëllim që të shënojnë rezultat të mirë që në ndeshjen e parë.
“Ne nuk do të merremi me të kaluarën. Kemi studiuar ekipin dhe ekipi është shum serioa ashtu që ne do ta marrim shumë seriozisht për të bërë maksimumin. Ne do futem në fushë për të bërë një rezultat pozitiv. Shpresoj për të bërë rezultat pozitiv ktu dhe për ta mbyll pastaj ndeshjen e kthimit në Shkup.”, tha Aleksandar Trumçi, futbollist i Shkëndijës.
Bravo siguroi pjesëmarrjen e dytë në kualifikimet evropiane në tri sezonet e fundit, pasi sezonin 2025/26 e mbylli në vendin e tretë në elitën e futbollit slloven. Skuadra nga Shishka e vazhdoi serinë e rezultateve pozitive edhe në fillim të sezonit të ri, duke e mposhtur Olimpijan me rezultat 2:0 në javën e parë të kampionatit.
Shkëndija e nisi aventurën evropiane që në raundin e parë kualifikues, ku u përball me Europa FC nga Gjibraltari. Skuadra tetovare me rezultatin e përgjithshëm 6:0 eliminoi skuadrën nga Gjibraltari. Fituesi i çiftit Bravo – Shkëndija në raundin e tretë kualifikues do të përballet me fituesin e ndeshjes Hibernians (Skoci) – Malisheva (Kosovë). Ndeshja Bravo – Shkëndija, të enjten do të vijë në transmetim direkt në TVM. (Gazetar: Safet Ademi)
