Liga e Konferencës, barazim i Dritës në ndeshjen me ndërprerje të rrymës
22.07.2026 13:59
Drita e Gjilanit me skuadrën malteze Floriana në transfertë u ndanë me barazimin 1:1...

Në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës, Drita e Gjilanit me skuadrën malteze Floriana në transfertë u ndanë me barazimin 1:1. Pas një pjesë të parë të mbyllur pa gola.
Me të nisur pjesa e dytë, nisën telashet me rrymë. Reflektorët e stadiumit u fikën pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Ndërprerja zgjati disa minuta, ndërsa ndeshja rinisi vetëm pasi u aktivizuan reflektorët.
Në kohën shtesë Drita përmes Liridon Balaj, kaloi në epërsi në minutën e 96-të. Por kur kishin kaluar më shumë se 100 minuta, saktësisht në minutën e 102-të, Drita pësoi gol. Golin që ia siguroi vendësve barazimin 1;1 e shënoi boshnjaku, Amar Drina.
Kjo është hera e dytë që Floriana, brenda një viti në eliminatoret e Ligës së Konferencës po përballet me probleme me rrymën. Të parën e kishte vitin e kalura në Prishtinë, në ndeshjen me Ballkanin. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. (Gazetar: Safet Ademi)
