Botë
Të paktën tre policë tunizianë vriten në një sulm të kryengritësve
15.06.2015 11:34
Të paktën tre pjesëtarë të policisë tuniziane sot janë vrarë në një sulm të kryengritësve islamistë në postbllokun në afërsi të qytetit Sidi Buzid...

Të paktën tre pjesëtarë të policisë tuniziane sot janë vrarë në një sulm të kryengritësve islamistë në postbllokun në afërsi të qytetit Sidi Buzid, në pjesën qendrore të Tunizisë, njofton agjencia shtetërore tuniziane.
Dy policë janë vrarë në një sulm në postbllok, ndërsa i treti më vonë në përleshje me kryengritësit.
Në sulm është vrarë edhe një luftëtar islamik.
Tani për tani asnjë grup nuk ndërmerr përgjegjësi për sulmin, por në vend janë aktive disa grupe më të vogla islamiste, midis të cilëve edhe Okba Ibën Nafa, e cila vepron në pjesën ndërkufitare me Algjerin./mia
