Liga e Konferencës, disfatë e re e Vardarit në garat e UEFA-së

23.07.2026 15:33

Vardari me 3:2 në Shkup, u mund nga Riga dhe tani ka një detyrë të vështirë që në ndeshjen e kthimit, të përmbys disavantazhin e një goli dhe në kohë të njëjtë të sigurojë raundin e tretë eliminator të LIgës së Konferencës...

Asgjë e re në Shkup, në ndeshjet e kupave të UEFA-së, kur bëhet fjalë për skuadrën e Vardarit e cila edhe në ndeshjen e dytë si mikpritëse të eliminatoreve pësoi disatë. Kësaj radhe kampioni aktual i vendit në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Ligës së Konferencës, me 2:3 u mund nga Rigan. 

“Kuqezinjtë” nga kryeqendra shum mirë e hapën takimin duke avansuar me 1:0, megjithatë gabimet në mbrojtje e kushtuan shtrenjtë.

Vardari e shihte vetën në disaavntazh 1:2 dhe pas barazimit në 2:2 pati mundësi të avanstonte, por megjithatë mysafirët nga Letonia, e shënuan golin e tretë të tyre për rezultatin përfundimtar 2:3 në të mirë të tyre.

Kështu Vardari, si nikoqir në të dyja ndeshjet evropiane të këtij sezoni pësoan disfatë dhe tani sërisht do orvatet sikurse me Kupsin, të bejë befasi në transfert dhe të orvatet që vera e tyre evropiane mos të përfundojë vetëm pas 180 minutave të luajtura në Shkup. (Safet Ademi, TVM2)