Botë
Greqia dhe kreditorët dështojnë të arrijnë marrëveshje
15.06.2015 12:33
Kanë dështuar të arrijnë marrëveshje Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë në raundin e fundit të bisedimeve për t’i dhënë fund bllokadës ekonomike...

Komisioni Evropian njofton se “dallime të mëdha” vazhdon të ketë edhe pas bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel më 14 qershor.
Bashkimi Evropian dëshiron që Greqia të shkurtojë shpenzimet për 2 miliardë dollarë, në mënyrë që të sigurojë marrëveshje me kreditorët, që më pas të mund të zhbllokojë fonde për shpëtim.
Greqia do të përballet me falimentim nëse deri në fund të muajit qershor nuk paguan këstin prej 1.5 miliard eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Zëvendëskryeministri grek ka thënë se propozimi i qeverisë së tij, ashtu siç kërkohet, mbulon deficitin fiskal.
Ai ka shtuar se BE-ja dhe FMN-ja dëshiron akoma që vendi t’i ulë pensionet, gjë që Athina zyrtare kurrë nuk do ta pranonte.
