Egnatia ndahet në “paqe” me Celjen

23.07.2026 15:55

Egnatia ka barazuar 3-3 me skuadrën sllovene të Celje...

Egnatia ka barazuar 3-3 me skuadrën sllovene të Celje në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Champions League. Në “Arena Egnatia”, rrogozhinasit e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh pas 7 minutash lojë, një goditje e Bitrit u devijua në rrjetë nga Daniel.

Sllovenët arritën të vendosin barazpeshën në fundin e pjesës së parë me anë të Kvesic. Në pjesën e dytë Celje arriti të gjejë avantazhin me anë të  Kucys, por menjëherë mer përgjigjen e Fernandos.

Kapiteni i sllovenëve, Kvesic ngjitet edhe njëherë në skenë duke shënuar në portën e Dajsinanit, por Diabate rikthen edhe njëherë barazpeshën pas disa mundësive të humbura për rrogozhinasit.

Në fund të sfidës, sllovenët iu afruan golit të avantazhit me anë të Daniel, goditja e të cilit u ndal në shtyllë. Përfundon në barazim 3-3, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit pas një jave. (Safet Ademi, TVM2)