Nis beteja për titullin në elitën e futbollit vendor, Shkëndija mes favoritëve
Të premtën me ndeshjen Tikveshi – Arsimi, që luhet në Kavadar...

Të premtën me ndeshjen Tikveshi – Arsimi, që luhet në Kavadar do nis edicioni i 35-të, i kampionatit vendor në futboll.
Në sezonin e ri do të garojnë Vardari, Shkëndija, Struga, Sileksi, Tikveshi, Arsimi, Bashkimi, dy skuadrat e rikthyera në elitë Bregallnica dhe Skopje si dhe Shkëndija e Haraçinës, që është debutuesja e vetme në elitë.
Titullin e kampionit e mbron Vardari, ndërsa sipas lëvizjeve në merkato kundërshtar apo pretendues për titullin kampion do jenë: Shkëndija, Struga dhe Sileksi.
Përveç garës për titull, interes i veçantë pritet edhe në luftën për vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në kupat evropiane, si dhe në betejën për mbijetesë, ku çdo pikë mund të jetë vendimtare.
Sezoni 2026/27, do luhet me një sistem të ri ku skuadra që do të zhvillojnë një kampionat me katër faza dhe rivalitet të madh nga java e parë deri në fund të sezonit. Ky sezon është planifikuar të zgjasë deri në fund të muajit maj 2027-tën. (Safet Ademi, TVM2)
