Tiranë, protesta në ditën e 54-të, tensione para Kuvendit dhe në seancë
Protesta që vazhdon prej 54 ditësh...

Protesta që vazhdon prej 54 ditësh, këtë të enjte u zhvendos në ambientet para Kuvendit të Shqipërisë. U kthyen në një arenë përplasjesh fizike mes protestuesve dhe Policisë.
Pjesëmarrësit hodhën vezë e domate në drejtim të efektivëve, ndërsa tentativa për të larguar gardhin metalik të vendosur nga policia, intensifikoi aktet e dhunës dhe përdori sprej me piper për të neutralizuar qytetarët.
Për pasojë 11 protestues dhe 6 efektivë policie mbetën të lënduar.
Debatet për atë që ndodhi jashtë rrethimit të Parlamentit u zhvendos në Kuvend, me akuza për përdorimin e lëndëve të rrezikshme ndaj qytetarëve të pafajshëm.
Seanca plenare u ndërpre disa herë, si pasojë e bllokimit të foltores nga opozita. Debate të ashpra pati edhe për hartën e re territoriale, për të cilën mazhoranca dhe opozita kanë pikëpamje të ndryshme. (Luljeta Ndoka, TVM2)
