Shkëndija e Tetovës me ekipin më të vlefshëm

24.07.2026 19:36

Sezoni i ri i LPFM-së, që nisi sot me ndeshjen Tikveshi – Arsimi...

Sezoni i ri i LPFM-së, që nisi sot me ndeshjen Tikveshi – Arsimi është edicioni i 35-të i elitës së futbollist vendor dhe pritet të sjellë një garë interesante, jo vetëm për titullin kampion, por edhe për shkak të dallimeve të mëdha mes skuadrave në vlerë tregu dhe përbërje moshore.

Pak ditë para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit të vendit, “Transfermarkt” publikoi përditësimin e vlerave të tregut të klubeve dhe futbollistëve të LPFM-së.

Sipas të dhënave, Shkëndija e Tetovës është skuadra me vlerën më të lartë të tregut në kampionat, me një organikë që vlerësohet në 6.90 milionë euro.

Pas tetovarëve renditet Vardari me 5.76 milionë euro, ndërsa vlera e Bashkimit ka rënë në 735 mijë euro. Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera totale e kampionatit arrin në rreth 27 milionë euro.

Kryeziu futbollisti më i shtrenjtë i kampionatit

Sa u përket futbollistëve, Almir Kryeziu, anësori i Shkëndijës, është lojtari me vlerën më të lartë në kampionat. Ai vlerësohet me 750 mijë euro, duke lënë pas bashkëlojtarin Imran Fetai, i cili ka një vlerë tregu prej 700 mijë eurosh.

Vlera e përgjithshme e të dhjetë skuadrave të elitës së futbollit maqedonas arrin në rreth 27.24 milionë euro, me nje masatare të vlerës së futbollistëve prej afro 127 mijë euro, ndërsa Shkëndija dhe Vardari mbeten klubet me organikat më të shtrenjta në prag të sezonit të ri.

Skuadrat më të reja dhe më të vjetra në moshë

Krahas vlerës ekonomike, interesant është edhe profili i moshës së skuadrave. Kampionati ka një mesatare prej rreth 25.8 vjeç, duke treguar një ekuilibër mes futbollistëve të rinj dhe atyre me përvojë. Skuadra me përbërjen më të re në kampionat është Bashkimi, me një moshë mesatare prej rreth 21.8 vjeç. Në anën tjetër, Vardari është ndër skuadrat me përbërjen më të vjetër, me një mesatare prej rreth 28.5 vjeç, duke u mbështetur më shumë te eksperienca e futbollistëve të saj.

Ky kontrast tregon dy filozofi të ndryshme: disa klube po investojnë në zhvillimin e talentëve, ndërsa të tjerat klube po kërkojnë stabilitet përmes lojtarëve me përvojë. (Safet Ademi, TVM2)