Maqedoni

Takimi ministror në Ohër, Ahmeti bashkëbisedon me Bushatin

15.06.2015 14:18

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot në Ohër me ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot në Ohër me ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushatin. Lideri Ahmeti dhe ministri Bushati kanë bashkëbiseduar për situatën aktuale politike në vend dhe në rajon, dialogun politik, bashkëpunimin midis Tiranës dhe Shkupit, si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ahmeti njoftoi Bushatin mbi dialogun midis katër partive politike më të mëdha në vend me ndërmjetësimin e BE-së dhe ShBA-ve, si dhe për takimin e katërshes në Bruksel me komisionerin Hahn, sekretarin e përgjithshëm, Alain Le Roy, dhe eurodeputetin, Ivo Vajgëll.

BDI ka luajtur rol konstruktiv dhe të rëndësishëm në vendosjen e dialogut politik me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe do të vazhdojë me kontributin e njëjtë në bashkëbisedim me të gjitha palët.

“Marrëveshja e dy qershorit është e mirë jo vetëm se i referohet themeleve të stabilitetit, si marrëdhënieve ndëretnike, Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe integrimit euroatlantik, por edhe sepse paracakton reforma të rëndësishme dhe të patjetërsueshme që duhet t’i ndërmarrim në afat sa më të shkurtër, andaj edhe palët nuk duhet që të ngrenë dorë, por t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të mendojnë për vendin dhe qytetarët. Ahmeti gjithashtu kërkoi intensifikim të bashkëpunimit bilateral midis Shkupit dhe Tiranës nëpërmjet mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, por edhe realizimit praktik të marrëveshjeve për bashkëpunim në arsim, kulturë”- thuhet në komunikatën me shkrim të kësaj partie.