Botë

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

25.07.2026 11:41

Forcat amerikane neutralizuan një cisternë nafte që u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane ndaj Iranit....

Forcat amerikane neutralizuan një cisternë nafte që, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), u përpoq të thyente bllokadën detare amerikane ndaj Iranit.
 
Sipas CENTCOM, cisterna M/T Lavine u neutralizua në Gjirin e Omanit pasi tentoi të shkelte bllokadën të paktën katër herë.
 
Zëdhënësi i CENTCOM, Tim Hawkins, deklaroi për Associated Press se ekuipazhi i anijes ishte paralajmëruar vazhdimisht, por nuk iu bind urdhrave të forcave amerikane.
 
“Ekuipazhi u paralajmërua vazhdimisht, ata nuk iu bindën urdhrit dhe forcat amerikane neutralizuan anijen, duke goditur dhomën e motorit të saj”, tha Hawkins.
 
Ai nuk konfirmoi raportimet e mediave iraniane, sipas të cilave dy persona humbën jetën gjatë sulmit.