Maqedoni

Përfundon me sukses “Shkolla Verore 2026” organizuar nga Muftinia e BFI-së në Kumanovë

25.07.2026 15:15

Për rreth dy javë rresht sa edhe zgjati, u realizua me sukses aktiviteti “Shkolla Verore 2026”...

Për rreth dy javë rresht sa edhe zgjati, u realizua me sukses aktiviteti “Shkolla Verore 2026”, i organizuar nga Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë.

Ky aktivitet u shënua me pjesëmarrjen e një numri të madh nxënësish, të cilët filluan ta ndjekin programin edukativo-arsimor gjatë periudhës së verës, ku përfshiu nxënës të moshave nga 10 deri në 14 vjeç. Nga Muftinia e BFI-së në Kumanovë theksojnë se “Shkolla Verore” synon t’u ofrojë fëmijëve dhe të rinjve njohuri fetare, edukim moral dhe aktivitete të ndryshme formuese, duke krijuar një ambient të shëndetshëm për mësim dhe zhvillim personal.
 
“I falënderoj edhe prindërit por edhe të gjithë ata të cilët kontribuuan që kjo shkollë  të vazhdojë dhe të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është paraparë që për dy javë ditë nxënësit tanë kalojnë orë duke mësuar nga libri i shenjtë Kurani fisnik, pastaj të mësojnë pjesë nga morali dhe historia Islame, e kjo u realizua falë ligjëruesve tanë edhe atë dy Hafizet e nderuara Mebera Imeri dhe Rejhane Bajrami si dhe Teologët Berat Ramadani, Rexheo Bekteshi dhe Vedat Rexhepi të cilët dhanë maksimumin nga vetja që kjo shkollë të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë në emër të Muftiniut të Kumanovës, Haxhi Abedin Ef. Imeri, falnderoj prindërit për besimin që na dhanë dhe nxënësve ju urojmë suksese të mëtejme.”, shtoi mes tjerash, Umej Fejzuli, Sekretar i Muftinisë së BFI-së Kumanovë.
 
Me këtë rast, Muftinia e Kumanovës falënderon të gjithë imamët, mualimët, organizatorët dhe kontribuuesit që mundësuan realizimin e këtij aktiviteti, si dhe shpreh mirënjohje për prindërit që besuan në këtë program edukativ. Dhe krejt në fund për nxënësit pjesëmarrës në Shkollën Verore 2026, organizim i Muftinisë së Kumanovës, u ndanë mirënjohje e certifikata
 
FATLUM AQIFI