Ekonomi

Benzinat shtrenjtohen, ndërsa dizeli lirohet

15.06.2015 14:38

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar deri në 1,5 denarë...

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar deri në 1,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit ulet për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
 
Me këtë vendim kryhet rritje e çmimeve të rafinerisë dhe të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,42 gjegjësisht për 0,14 për qind.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për një denarë për litër dhe tani shitet 71,5 denarë. Çmimi i EUROSUPER BS-98 u rrit për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 73,50 denarë.
 
Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohen për gjysmë denari për një litër dhe do të kushtojnë 56,5 gjegjësisht 45 denarë për litër.
 
Me vendimin e KRRE-së për 0,053 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes e pakicë të mazutit M-1 HS i cili tani do të shitet për 27,816 denarë për një kilogram.
 
Si arsye për ndryshimin e çmimit të derivateve të naftës nga KRE-ja i theksojnë për 1,61 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun e punës në 14 ditët e fundit dhe për 1,214 për qind kurs më të lartë të dollarit në krahasim me denarin./mia