Trump: Irani dо marrëveshje, por nuk është ende gati
Presidenti amerikan deklaroi se Teherani “do të donte të arrinte një marrëveshje”...

Presidenti amerikan deklaroi se Teherani “do të donte të arrinte një marrëveshje”, por se “nuk mendon se janë të gatshëm për këtë”. Komentet e tij vijnë pasi ai diskutoi për një përshkallëzim të mundshëm të luftës me përfaqësues të kabinetit.
Komanda Qendrore e SHBA-së nuk ka bërë asnjë njoftim për ndonjë aksion të ri ushtarak kundër Iranit, megjithatë, Agjencia Detare e Britanisë së Madhe raportoi një incident ku u përfshinë një cisternë nafte dhe “forca ushtarake” në Gjirin e Omanit. Arabia Saudite filloi sulme ajrore kundër huthëve pranë një porti në Jemen, pasi grupi i mbështetur nga Irani shpalli një bllokadë detare dhe sulmoi anije saudite.
“E kemi goditur Iranin shumë rëndë. Marina e tyre është zhdukur, forcat e tyre ajrore nuk kanë radarë, u kanë mbetur shumë pak dronë. Ata do të donin të arrinin një marrëveshje, por nuk mendoj se janë ende të gatshëm për këtë. Nuk mendoj se ka ardhur ende koha, por jam i gatshëm të dëgjoj.”, deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
